Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

KB Prishtina - të gjitha përforcimet verore

KB Prishtina - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @11:05

Tashmë janë bërë katër sezone që Prishtina nuk ka fituar titullin kampion. Një periudhë kaq të gjatë pa titull kampion Prishtina nuk e ka përjetuar pas vitit 2000!

E për këtë, drejtuesit e bardhekaltërve së paku gjatë kësaj vere janë dukur më të angazhuarit në tregun vendor, duke sjellë disa basketbollistë vendorë në ekip, ndër ta përzierje e përvojës me të rinjtë.

Pas mbylljes së afatit të rregullt kalimtar veror, FBK ka publikuar të gjithë lojtarët të cilat skuadra e Prishtinës i ka regjistruar në Federatë, ndërsa mëposhtë po i sjellim emrat e tyre, të cilët Prishtina veçse i ka zyrtarizuar.

—Jon Ismajli (Bora)
—Visar Ejupi (Rahoveci)
—Arti Hajdari (Peja)
—Muhamedali Janjeva (Prizreni)
—Fisnik Rugova (Bashkimi)
—Alban Veseli (Peja)
—Daniel Lekndreaj (Bashkimi)
—Devoe Joseph (Peja)

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Prishtina ka vazhduar marrëveshjen. KB Prishtina këtë stinor do të udhëhiqet nga një trajner që nuk ka qenë më parë në Kosovë, lituanezi Zydrunas Urbonas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga