Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË

Bashkimi vazhdon me Morinën

Bashkimi vazhdon me Morinën


14 August, 2023 @16:43

Skuadra e Bashkimit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin me basketbollistin Altin Morina. Ky i fundit, që edhe në stinorin e kaluar ka luajtur për Bashkimin, ka vazhduar kontratën me skuadrën portokallezi edhe për një stinor.

Morina 31-vjeç dhe 192-centimetra i gjatë luan në pozitën e organizatorit, ndërsa në stinorin e kaluar ka pasur mesatarisht 30.2 minuta për ndeshje te Bashkimi. Në këto minuta mesatare ai ka bërë 9.7 pikë për ndeshje, 2.9 asistime dhe 3.5 kërcime.

Altin Morina

Ndër të tjera, Bashkimi ka bërë të ditur se do të njoftojë për risitë tjera gjatë ditëve në vijim. Deri tash, Bashkimi ka zyrtarizuar ardhje të ndryshme në ekip, ndër të cilët nga vendorët më i suksesshmi është Samir Zekiqi.

“Jemi te kënaqur të ju njofojmë se menaxhmenti i Klubit ka vazhduar bashkëpunimin me lojtarin e qytetit të Prizrenit me:
Altin Morinen i cili do jetë njeri ndër shtyllat kryesore të skuadres tonë këtë edicion 2023/2024.”
ka bërë të ditur njoftimi i klubit prizrenas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga