Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE VËLLAZNIMI

Vëllaznimi zyrtarizon yllin e Rahovecit

Vëllaznimi zyrtarizon yllin e Rahovecit


14 August, 2023 @17:06

Skuadra e Vëllaznimit sot zyrtarizoi edhe një basketbollist vendor në ekip, ndërsa Bardh Rexha i Rahovecit është bërë lojtar i ri i kuqezinjëve. Rahoveci në stinorin e kaluar ra nga elita e basketbollit të Kosovës.

Ardhja e Rexhës 22-vjeç te ekipi gjakovar është cilësuar si rikthim i lojtarit në shtëpinë e dytë të tij, pasi që ai ka luajtur edhe më parë për kuqezinjtë.

Bardh Rexha

Bardhi që luan në pozitat 3-4 në stinorin e kaluar me Rahovecin ka regjistruar 7.5 pikë për ndeshje, 5.4 kërcime për ndeshje dhe 1.6 asistime për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga