Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPONJAT

KB Peja - të gjitha përforcimet verore

Foto: KBPeja/ Korniza

KB Peja - të gjitha përforcimet verore


13 August, 2023 @10:49

Pas përfundimit të afatit të rregullt kalimtar veror, FBK ka bërë të ditur për të gjitha kërkesat për regjistrim nga klubet basketbollistike të Kosovës.

Kështu, po nisim me listën e lojtarëve që ka regjistruar KB Peja si kampione aktuale e Kosovës për stinorin 2023/24.

—Lis Shoshi (Ylli)
—Meriton Ismajli (Prizreni)
—Malcolm Armstead (Ylli)
—Dion Sheqiri
—Tervell Beck
—Jacob Calloway
—Justin Davis.

Siç dihet, afati kalimtar vlen më shumë për lojtarët vendorë, të cilët nuk do të mund të lëvizin nga skuadrat e tyre deri në afatin kalimtar dimëror. Sa i përket të huajve, ata mund të regjistrohen edhe gjatë sezonit, me një taksë pak më të madhe në Federatë dhe pas 72-orësh fitojnë të drejtën e lojës. Gjithashtu, në këtë listë nuk figurojnë lojtarët me të cilët Peja ka vazhduar marrëveshjen. KB Peja edhe këtë stinor do të udhëhiqet nga trajneri izraelit që i bëri kampion në stinorin e kaluar, Rami Hadar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga