GJAKOVARËT VAZHDOJNË ME KROATIN
Vëllaznimi vazhdon edhe me Josip Plantakun
15 August, 2023 @22:36
Falë trajnerit kroat Josip Plantak, që kishte ardhur si ndihmës-trajner i Franko Sterles, Vëllaznimi kishte mbijetuar në stinorin e kaluar në Superligë.
Tash, përkundër se emëruan Audrius Prakuraitisin si kryetrajner, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka vazhduar përsëri me Plantakun në rolin e ndihmësit, kësaj radhe të lituanezit.
“Ai do t’i bashkohet stafit teknik i cili drejtohet nga Audrius Prakuraitis dhe roli i tij do të jetë ai i Asistentit të Parë të Trajnerit. Plantak njeh mirë kulturën e basketbollit në Gjakovë dhe ai krahas punës me kryetrajnerin Prakuraitis, do të angazhohet edhe me grupmoshat e KB Vëllaznimi duke u angazhuar që nga akademia jonë e basketbollit të dalin yjet e ardhshme të basketbollit shqiptar.” - ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Vëllaznimit.