Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PASARDHËSI I BECIRAGICIT

Kostas Flevarakis - trajner i ri i Yllit

Kostas Flevarakis - trajner i ri i Yllit


17 August, 2023 @9:39

Ish-kampioni i Kosovës, Ylli, mbrëmë ka zyrtarizuar lajmin për trajnerin e ri të ekipit. Suharekasit që në stinorin e kaluar u ndalën në gjysmëfinale të playoffit prej Pejës, pas ndarjes me trajnerin Adis Beciragic që u solli gjithçka që s’kishin aty, ka vendosur që të vazhdojë rrugët me një trajner nga Greqia.

Kostas Flevarakis së fundi ka qenë trajner i PAOK-ut në vitin 2020, ndërsa në vitet e fundit ka drejtuar ekipin hungarez Soproni. Flevarakis 54-vjeç siç ka bërë të ditur Ylli, është trajner me përvojë të madhe ndërsa punën me ekipin do t’ia nis nga e hëna që vjen.

Kostas Flevarakis

Greku pritet të arrijë këto ditë në qytet, ndërsa punës do t’ia nis më 21 gusht. Ylli deri tash ka mbajtur bazën e ekipit vendor që e ka pasur, ndërsa kanë shtuar edhe lojtarë vendorë që luajnë jashtë vendit. Në ditët e mbetura të muajit, pritet që suharekasit të sjellin edhe emrat e përforcimeve të huaja në skuadër.

Për Flevarakisin kjo do të jetë aventura e parë në Kosovë dhe Superligë. Ndërkaq më parë, disa ekipe të Kosovës kanë pasur trajnerë grek në drejtim të skuadrave, si Bashkimi e Rahoveci.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga