Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI NË PRIZREN!

Jeremy Harris - lojtar i ri i Bashkimit

Jeremy Harris - lojtar i ri i Bashkimit


13 August, 2023 @9:19

Basketbollisti amerikan Jeremy Harris është lojtar i ri i Bashkimit të Prizrenit, ka bërë të ditur ekipi prizrenas mbrëmë përmes një njoftimi në faqen e Facebookut.

Harris 27-vjeçar luan në pozitat 1-2, ndërsa me 201-centimetrat e tij pritet të jetë i dobishëm për ekipin. Kjo, pasi që në njoftimin për lojtarin KB Bashkimi ka theksuar se Harris së fundi ka qenë lojtari i vitit te liga kanadeze Canada-NBL.

Përndryshe, Harris është basketbollisti i parë i huaj që është zyrtarizuar te Bashkimi këtë verë, ndërsa para tij ekipi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me mitrovicasin Samir Zekiqi.

“E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë së menaxhmeti i klubit tonë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Jeremy Tyler Harris, 201cm i gjatë me pasaport te Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lojtari në fjalë karrierën e ka zhvilluar kryesisht në ligën e Kanadasë (CANADA NBL), ku në sezonën 2022/2023 në 28 ndeshje të zhivlluara kishte mesatare prej 22.6 pikë, 7.5 kërcime, 2.1 asiste dhe 1.3 vjedhje të topave. Përveç ligës së lartëcekur, lojtari ka zhvilluar karrierë në NBA G-League, superligën Suedeze dhe atë Hungareze. Gjithashtu, vlen të ceket së në vitin 2023 tek liga Kanadeze, lojtari në fjalë ka fituar cmimin e lojtarit të vitit.” ka shkruar ndër të tjera KB Bashkimi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga