Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRVOJA +

Alban Veseli rikthehet te Prishtina

Alban Veseli me Prishtinën gjatë sezonit 2013/14

Alban Veseli rikthehet te Prishtina


13 August, 2023 @9:04

Basketbollisti që u rrit në Prishtinë dhe që ishte pjesë e gjeneratës së artë të dekadës së dytë pas vitit 2000 e tutje te bardhekaltërit, Alban Veseli, i është kthyer Prishtinës.

Njoftimin e ka bërë të ditur mbrëmë KB Prishtina, ndërsa për të është shkruar “mirë se kthehesh në shtëpinë e kampionëve Alban”.

Veseli 33-vjeç është ndër basketbollistët më me përvojë në Kosovë, ndërsa aloja 202-centimetra e gjatë në stinorin e fundit u bë kampion me Pejën. Te verdhezinjtë Veseli në stinorin e kaluar ka zhvilluar afro 50-ndeshje gjatë tërë sezonit në të gjitha garat.

Alban Veseli

Mesatarisht në Superligë Veseli ka pasur 20.8 minuta për lojë, duke shënuar 6.7 pikë për ndeshje, 3.1 kërcime dhe 1.2 asistime. Në BIBL, Veseli ka pasur 20.5 minuta mesatarsisht për lojë, ndërsa ka shënuar 6.6 pikë për ndeshje e 3.6 kërcime për ndeshje.

Në njoftimin për rikthimin te Prishtina, bardhekaltërit shkruan: “Alban Veseli rikthehet në shtëpi, aty ku i mori hapat e parë të basketbollit. Njëri prej basketbollistëve më me përvojë në Kosovë, njëherit produkt i shkollës së basketbollit të Prishtinës, aloja Alban Veseli rikthehet në kryeqytet.” Përndryshe Veseli në Kosovë pos Pejës dhe Prishtinës që u përmendën ka luajtur edhe për Bashkimin e Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga