Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË BASHKËPUNIMIN

Vëllaznimi vazhdon edhe me Rron Dahsylën

Vëllaznimi vazhdon edhe me Rron Dahsylën


13 August, 2023 @9:31

Edhe një ekip i Superligës po punon mjaft me lojtarët vendorë, ndërsa Vëllaznimi ka vazhduar bashkëpunimin me Rron Dahsylën së fundi. Njoftimin e dha Vëllaznimi mbrëmë, ndërsa Dahsyla 18-vjeçar do të vazhdojë të qëndrojë kuqezi.

Basketbollisti 18-vjeçar që luan në pozitat 1-2 me 193-centimetrat e tij në stinorin e kaluar ka kontribuuar në 17 ndeshje kampionale për Vëllaznimin, ku ka pasur mesatarisht 12-minuta për lojë, ndërsa ka dhënë 2.5 pikë për ndeshje.

Këtë verë, Dahsyla ka qenë pjesë e Kosovës me kombëtaren U-18 dhe U-20. Te Kosova U-18 ka pasur mesatarisht 32.6 minuta për nedshje me 12 pikë për lojë mesatarisht. Ndërsa te Kosova U-20 ka pasur 20.5 minuta për ndeshje mesatarisht me 4 pikë për lojë.

rron dahsyla

“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin me njërin prej lojtarëve perspektiv vendor, Rron Dahsylën.
18 vjeçari që edhe gjatë stinorit të kaluar ishte pjesë e jona, do të ketë mundësi shumë të mirë për tu zhvilluar nën urdhërat e trajnerit lituanez, Audrius Prakuraitis.

Dahsyla gjatë kësaj vere, është paraqitur me dy Përfaqësueset e reja të Kosovës, fillimisht me U20 në Evropianin e Divizionit B në Shkup e më pas edhe në Matosinhos të Portugalisë me U18 poashtu në Divizionit B, ku zhvilloi paraqitje shumë të mira.
Djali i qytetit, e ardhmja e klubit.” - ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftim.

Përndrsyhe Dahsyla është vazhdimi i radhës te Vëllaznimi pas Atik Koshit e Shëndrit Llapit, kurse pos tjerash ka afruar në ekip edhe Donat Rexhepin, Ardit Pepajn.

Vëllaznimi në stinorin e kaluar 2022/23 iu rikthye Superligës, ndërsa arriti mbijetesën pas një lufte të madhe. Gjakovarët me pozitën e gjashtë siguruan edhe playoffin. Këtë stinor, Vëllaznimi duket se kërkon që të konsolidohet sa më herët dhe të bëhet ndër skuadrat që nuk brengoset fare për rrezikimin e statusit elitar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga