VENDORË ME PERSPEKTIVË TE PRISHTINA
Visar Ejupi e Jon Ismajli - te KB Prishtina
12 August, 2023 @12:47
Basketbollistët Visar Ejupi dhe Jon Ismajli janë zyrtarizuar mbrëmë si lojtarë të ri të rekord kampionit të Kosovës, Prishtina. Të dy basketbollistë të kombëtares për grupmosha të ndryshme, do të veshin fanellën bardhekaltër të Prishtinës në stinorin 2023/24.
Ejupi 20 vjeç e 196 centimetra i gjatë vjen te Prishtina prej Rahovecit, ndërsa së fundi në evropianin U-20 ka pasur mesatare prej 15.9 pikësh për ndeshje.
Ismajli 17 vjeç në anën tjetër ka qenë pjesëe Borës në stinorin e kaluar në Ligë të Parë të Kosovës, ndërsa shihet si aset edhe i kombëtareve zinxhir të Kosovës, pasi që ka qenë pjesë e U-18 e U-20.