Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Isaiah Ross - lojtar i ri i Trepçës

Foto: RSI

Isaiah Ross - lojtar i ri i Trepçës


12 August, 2023 @18:01

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, posa ka zyrtarizuar edhe një lojtar të huaj në ekip për stinorin 2023/24 në kuadër të Superligës së Kosovës. Amerikani Isaiah Ross, që luan në pozitën e playmakerit dhe së fundi ka qenë pjesë e Luganos, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i ekipit mitrovicas.

Trepça këtë stinor do të drejtohet nga trajneri boshnjak Adis Beciragic, ndërsa Ross që ka luajtur për Luganon në stinorin e shkuar ka pasur mesatare prej 23 pikësh për ndeshje e 3.3 asistime për ndeshje.

Isaiah Ross

Mitrovicasit janë duke e konsoliduar ekipin së fundi, ndërsa para tij kanë zyrtarizuar edhe qendrën e kombëtares, Dardan Kapiti. Ross 27-vjeç pas Luganos luajti edhe në elitën franceze përgjatë muajit maj të këtij viti, ku regjistroi vetëm 3 paraqitje me mesatare 10 minuta për lojë e 2.7 pikë për ato ndeshje te Chorale Roanne.

Para Rossit dhe Kapitit, Trepça ka zyrtarizuar edhe playin Devon Van Oostrum dhe pastaj alon Kevin Bracy-Davis.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga