Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Jordy Tshimanga - qendër e re e Trepçës

Jordy Tshimanga - qendër e re e Trepçës


18 August, 2023 @11:32

Para pak çastesh, Trepça zyrtarizoi edhe një basketbollist të huaj për edicionin e ri të garave në Superligë. Mitrovicasit bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje me qendrën kanadeze Jordy Tshimanga, i cili do të jetë pjesë e gjelbërezinjëve në edicionin 2023/24.

Tshimanga vjen nga CEBL kanadeze, ndërsa është duke e luajtur pjesën finale të sezonit me ekipin Calgary.

“Qendra kanadeze Tshimanga zgjedhë Trepçen për të nisur karrieren europiane
Jordy Tshimanga i gjatë 211cm i bashkohet Trepçes nga kampionati kanadez(CEBL)ku është duke luajtur serinë e finaleve me ekipin e tij aktual Calgary.
Tshimanga përveç kampionatit kanadez, karrier ka bërë edhe në Venezula.
Karrieren profesionale e ka nisur në G-League në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge për tu bashkuar pastaj me Ioëa ëolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23.
Në nivel të kolegjeve, Tshimanga është paraqitur me 2 kolegje të ndryshme, Nebraska Cornhuskers dhe Dayton Flyers.” ka bërë të ditur KB Trepça.

Ai është 210-centimetra i gjatë dhe 26-vjeç, ndërsa aktualisht ka mesatare prej 5.8 pikësh për ndedshje dhe 5.6 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga