Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI ZYRTARIZON TRAJNERIN

Edin Kërveshi - trajner i Bashkimit për stinorin 23/24

Edin Kërveshi - trajner i Bashkimit për stinorin 23/24


18 August, 2023 @21:18

Prizrenasi Edin Kërveshi do të jetë trajner i Bashkimit për edicionin 2023/24 të garave. Para pak çastesh skuadra e Bashkimit ka bërë të ditur se Kërveshi do të drejtojë skuadrën këtë edicion, ndërsa bashkë me të në stafin e trajnerëve të skuadrës do të jenë edhe Edon Godeni e Elbesar Gështenja.

Bashkimi kështu do të jetë ndër ekipet e pakta të Superligës që do të drejtohet nga një trajner kosovar, ku pos tyre vetëm edhe Istogu pritet të punojë me Fikret Shatrin. Të gjitha skuadrat tjera të Superligës këtë stinor kanë zyrtarizuar ose vazhduar me trajnerë të huaj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga