Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Jay Jay Chandler - lojtar i ri i kampionit

Fotot: BBC Monthey / / / https://bbcmc.ch/

Jay Jay Chandler - lojtar i ri i kampionit


20 August, 2023 @10:02

Kampionia e Kosovës, Peja ka zyrtarizuar pas mesnate një basketbollist tjetër të huaj në ekip. Verdhezinjtë “ua prishën” gjumin shqiponjave për t’u dhënë në fund gjumë të ëmbël, duke e dhënë lajmërimin për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan, Jay Jay Chandler.

Ky i fundit 192-centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit zviceran, Monthey. Luan në pozitën një, ndërsa më 26 tetor të këtij viti mbush të 25-tat.

Jay Jay Chandler

Chandler që llogaritet të jetë shtesë e rëndësishme për skuadrën kampione të Kosovës, e që drejtohet nga Rami Hadar, në stinorin e fundit në SBL të Zvicrës ka luajtur 33 ndeshje në ligë, duke pasur mesatarisht 26.5 minuta për ndeshje ku ka shënuar 16.9 pikë mesatarisht.

Playi i ri i Pejës ka pasur edhe 3.2 asistime për ndeshje si dhe 5.7 kërcime për ndeshje, derisa edhe numri i topave të vjedhur për lojë duket mirë, 1.7. Peja ka dhënë vetëm njoftim të shkurt për lojtarin.

Jay Jay Chandler

“Jay Jay Chandler është një ndër përforcimet e radhës në klubin tonë. I urojmë mirë se ardhje në qytetin e kampionëve,” - ka shkruar KB Peja në njoftim.

Peja, që u bë kampione në stinorin e kaluar pas një dekade mungese titulli, edhe këtë sezon është duke shikuar që të thotë fjalën kryesore në Superligë.  Chandler në anën tjetër në stinorin e kaluar te Monthey ia bëri sefte basketbollit evropian, ku erdhi prej NCAA nga ekipi South Alabama Jaguars.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga