Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA PËRFORCOHET NÊN KOSH

Nick Ward - qendër e re e Prishtinës

Nick Ward - qendër e re e Prishtinës


21 August, 2023 @14:40

Prishtina ka marrë qendër të fuqishme. Së paku kështu është prezantuar nga klubi bardhekaltër basketbollisti Nick Ward, që në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Vancouverit në CEBL.

Basketbollisti 25-vjeçar është 203-centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 4-5. Gjatë karrierës së tij ëard ka luajtur edhe në Turqi, ku në vitin 2019 ka qenë pjesë e Fethiyespor, ndërsa në 2020/21 te Istanbul Basket. Më pas luajti edhe në Basquet Coruna të Spanjës, ndërsa së fundi kaloi te Vancouver Bandits.

Te këta të fundit kanadezi ka pasur mesatare prej 23.6 minutash për ndeshje, duke shënuar 18.7 pikë për lojë, 7.8 kërcime e 1.1 asistim për ndeshje. Në ligën e dytë të Spanjës me Corunan ka pasur mesatare prej 14.5 pikësh dhe 7.4 kërcime për ndeshje gjatë stinorit të rregullt 2021/22

Nick Ward

“Qendra e fuqishme Nick Ward vjen në kryeqytet nga skuadra elitare kanadeze e Vancouverit. Amerikani 25 vjeçar ka pasur karrierë të suksesshme edhe në disa kampionate duke u shquar me dominimin e tij nën kosh me mesatare standarde të dyshifrorit të dyfishtë të pikëve të shënuara dhe kërcimeve për ndeshje.” — ka shkruar njoftimi i Prishtinës.

Prishtina nuk ka fituar titullin kampion që prej sezonit 2018/19. Bardhekaltërit këtë stinor do të drejtohen nga Zydrunas Urbonas, ndërsa ekipi është rekord-kampion i Kosovës (14 tituj kampioni).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga