Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Sam Sessoms - i huaji i dytë i zyrtarizuar te Vëllaznimi

Sam Sessoms - i huaji i dytë i zyrtarizuar te Vëllaznimi


25 August, 2023 @13:53

Basketbollisti amerikan, Sam Sessoms është zyrtarizuar dje si përforcim i radhës i huaj te Vëllaznimi. Ekipi gjakovar ka bërë të ditur se ai ka instikt “vrastar” si playmaker, ndërsa ka shkathtësi të jashtëzakonshme ofanzive.

Sessoms 23-vjeç në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 20.5 pikë, 5 asistime e 4.3 kërcime për lojë me ekipin e tij Coppin State Eagles në NCAA-D1. Vëllaznimi pret që ai të shtojë cilësi të madhe në skuadër. Kuqezinjtë këtë stinor do të drejtohen nga lituanezi Audrius Prakuraitis, ndërsa ndihmës i tij do të jetë kroati Josip Plantak.

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e dytë të huaj – Sam Sessoms nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sessoms është playmaker me instinkt “vrastar”, një realizues i hatashëm me një set të përsosur të shkathtësive ofensive të cilat do të ndihmojnë ekipin tonë që të realizojë performanca solide.
Sessoms vjen nga Philadelphia dhe është vetëm 23 vjeçar. Ai vjen nga Coppin State Eagles që garon në nivelin më të lartë të kolegjeve amerikane, NCAA – D1.
Ai gjatë sezonit 2022/2023 realizoi mesatare prej 20.5 pikësh, 4.3 kërcimesh e 5 asistimesh për ndeshje me përqindje të lartë nga fusha prej 50.9 FG% dhe 34.6 FG% nga vija e perimetrit.
Sessoms do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe do të jetë në urdhërat e trajnerit Audrius Prakuraitis në prag të sezonit të ri.”
ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga