LIGA E PARË 2020/21

Foto: KH Deçani/fb
Deçani në Superligë, Rahoveci në barazh
18 April, 2021 @21:23
Skuadra e hendbollit e Deçanit me sot është edhe zyrtarisht anëtar i ri i Superligës së Kosovës në hendboll, pasi që përfundoi stinorin 2020/21 në vend të parë të Ligës së Parë.
Ekipi nga rajoni i Dukagjinit në xhiron e fundit ka fituar me rezultat zyrtar 20-0 KEK-un që s’udhëtoi fare për ndeshje, ndërsa këto pikë ia sollën vendin e parë
deçanasve.
Në anën tjetër, në xhiron e fundit u zhvillua edhe derbi për pozitën e dytë, që siguron një vend në barazh dhe mundësi për Superligë.
Këtë e arriti KH Rahoveci që me fitore 27-21 të sigurojë pozitën e dytë dhe tash do të luajë ndeshje barazhi me Vushtrrinë nga Superliga për të kërkuar një vend në Superligë për edicionin 2021/22.
Më i dalluari te Rahoveci në këtë fitore ndaj Samadrexhës ishte Besmir Kusari që dha 10 gola në fitore.
Mëposhtë tabela përfundimtare e Ligës së Parë 2020/21.