LORIANA KUKA

Loriana mposhtet në gjysmëfinale, vazhdon garën për medalje të bronztë
18 April, 2021 @14:26
Loriana Kuka ka humbur rastin të kualifikohet për herë të parë në karrierë në finale të Kampionatit Evropian.
Xhudistja jonë është mposhtur në gjysmëfinale me Ippon nga holandezja, Guusje Steenhuis, e cila ka qenë nënkampione e Evropianit të vitit 2019.
Kuka tani do të luajë ndeshjen e fundit për medalje të bronztë, ku do të takohet me xhudisten Fanny Estelle Posvite nga Franca.