Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Distria e bronztë në Budapest

Arkiva

Distria e bronztë në Budapest


10 August, 2018 @17:51

Distria Krasniqi ka marrë medaljen e bronztë në Grand Prix e xhudos në Budapest. Xhudoka kosovare u eliminua nga kampionia eventuale në kategorinë deri 48kg, japonezja Hiromi Endo, pasi më parë kishte shënuar tri fitore radhazi.

Në luftë për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti belgen Anne Sophie Jura.

E bronzta tjetër në këtë kategori i takoi sllovenes, Marusa Stagar, nga e cila garuesja e jonë e dytë në këtë kategori, Fjolla Kelmendi ishte eliminuar qysh në rrethin e parë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera