HENDBOLL
Dorëzohen serbët!
14 May, 2013 @14:50
Federata serbe e hendbollit më në fund është dorëzuar. Përkundër se serbët insistonin se pjesa përfundimtare e Kupës së Serbisë të organizohet në Kosovë, pas ankesës së Federatës Kosovare drejt Federatës Europiane, serbëve i erdhi përgjigjja negative.
Sot, Federata Serbe e Hendbollit ka dalë më njoftim në faqen e saj zyrtare ku ndër të tjera thotë se “pas analizës së situatës së tërësishme, si politike, të sigurisë, atë sportive dhe sanksioneve të mundshme nga Federata Europiane ndaj klubeve serbe, garat përfundimtare të Kupës së Serbisë në hendboll do të organizohen në Pancevo më 18 dhe 19 maj.”