Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITON KUKA

Driton Kuka me kërkesë para Lojërave Olimpike: Shteti të vlerësojë nivelin e sportistëve

Driton Kuka me kërkesë para Lojërave Olimpike: Shteti të vlerësojë nivelin e sportistëve


7 April, 2021 @19:53

Trajneri i suksesshëm kosovar në xhudo, Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore.

Kuka në prag të Lojërave Olimpike Tokyo 2020, tha se shteti duhet të ngris vetëdijen e tij për përkahjen e sportistëve sipas nivelit të tyre dhe të ketë investime të duhura duke u bazuar në sukseset e arritura në sport.

Ai gjithashtu përmendi edhe nevojë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të ndërtuar strategji ku duhet investuar, si dhe monitorimin e disa federatave, që sipas tij janë fantome.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë pa ndërhyrje të postuar nga profili i trajnerit Driton Kuka.

Për një ditë të mirë ...
Po afrohen Lojërat Olimpike Verore!
Ngjarja më e madhe sportive.
Sporti i xhudos deri tash ka siguruar
5 Norma Olimpike e mundja një Normë!
Po shpresoj që shteti ynë edhe në rast të ftesave të vlerësoj se kujt dhe çfarë niveli janë sportistët që ftohen atje pa Normë Olimpike.
Ata që skanë nivel së paku më të mirë se 1/3 e pjesëmarrësve nuk paraqesin vlerë për pjesëmarrje në Lojëra Olimpike.
Të ndërtohen kritere dhe jo ndryshe,analiza e Lojërave Olimpike në Rio për secilin sportist veç e veç!
Ligji për Sponsorisim tashmë në fuqi poashtu duhet plotësuar me Akte Nënligjore për të specifikuar shumë elemente të ketë strategji se ku duhet investuar për rezultate në të ardhmen!
Jam absolutisht kundër shpenzimit kot për turizëm.
Ministria të ndërtoj strategji ku duhet investuar,të shoh sa federata fantome janë në Kosovë,të shoh sa federatat investojnë tek sportistët dhe zhvillimi i tyre.
Si dhe jemi në Tm2 e dytë dhe tashmë ende ska lëvizje para për financimin e federatave,të reflektohet më shpejtë!
Jemi në vitin e Ngjarjes më të madhe Sportive në Botë ...


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike