BOKS
E para për Kubën në boks
18 August, 2016 @22:37
Julio Cesar La Cruz i solli vendit të tij, Kubës të artën e parë në boks në olimpiadën e Rios. Kampioni i trefishtë botëror në kategorinë të rëndë të lehtë, deri 81kg, në finale me vendim unanim mposhti Adilbek Niyazymbetov nga Kazakistani.
Të bronztat u takuan Mathieu Bauderlique nga Franca dhe Joshua Buatsi nga Britania e Madhe.
Ishte kjo medalja e parë e artë e Kubës në këtë kategori në histori të lojërave olimpike.