DITARI NR. 13 @ RIO 2016

Eliminimet kroate dhe programi i ditës në Rio
Shkruan: Luan MORINA
18 August, 2016 @16:04
Sot, përpos 24 kampionëve olimpik mësojmë edhe emrat e finalistëve në sportet ekipore, kryesisht tek femrat.
I vetmi sport ku zhvillohen gjysmëfinalet e meshkujve është vaterpolo. Me shumë gjasë do të jetë një finale ballkanike pasi për të luftojnë Mali i Zi dhe Kroacia nga ora 17:20 dhe Italia e Serbia nga ora 21:30. Gjysmë ore më vonë në program është finalja në hokej për meshkuj ndërmjet Belgjikës dhe Argjentinës. Të dyja vendet kanë arritur suksesin më të madh në histori, pasi kurrë s’kanë qenë në finale.
Tek femrat zhvillohen gjysmëfinalet e basketbollit: Spanja – Serbia (20:00) dhe Franca – SHBA (0:00). Në hendboll Holanda pret Francën (20:30) dhe Norvegjia Rusinë (1:30). Ndërkohë në volejboll SHBA-të ndeshen me Serbinë në ora 18:00, e Kina me Holandën në orët e para të mëngjesit – 3:15. Në ora 5:00 zhvillohet finalja e meshkujve në volejboll plazhi.
Finalet në atletikë janë kryesisht tek meshkujt sot – 400m me pengesa (17:00), gjyle (1:30), finalja e dhjetëgarëshit me 1500m (2:45) dhe finalja e 200m me Usain Bolt (3:30). Tek femrat hedhja e shtizës nis në ora 2:10.
Tekvondo vazhdon me finalet në ora 3:00, derisa femrat përfundon mundje me tri finale që nisin në ora 22:05 dhe pa shumë befasi mund të fitohen nga japonezet përsëri. Tek sportet luftarake në program është kategoria e rëndë e lehtë në boks në ora 20:30, ku përsëri mund të fitohet nga Kazakistani. Nëse lejojnë kushtet atmosferike katër garat e fundit janë në program në ora 18:00. Në ora 16:00 finalja e triatlonit – 1.5km not, 40km çiklizëm, 10km vrap. Një orë më vonë është finalja e çifteve të femrave në badminton. E në ora 21:00 femrat mbyllin zhytjen nga platforma 10 metërshe.
Dje…
Garat ekipore kaluan pa befasi. Brazili do të provoj revanshin ndaj poshtërimit gjerman në Botëror. Në basketboll i dhamë lamtumirën gjeneratës së artë të Argjentinës, derisa Spanja tregoi dhëmbët në garat finale. Ditë jo e mirë për Kroacinë e cila pos në basketboll humbi edhe në hendboll. Gjermanët turpëruan Katarin.
Në mundje japonezet ishin të pashpirta ndaj konkurrentëve. Ngjashëm si Kina në ping-pong. pa befasi kaloi edhe volejbolli i meshkujve me Italinë, SHBA-të, Rusinë, e Brazilin në gjysmëfinale. Interesante ishte gjysmëfinalja e femrave në hokej ndërmjet Holandës e Gjermanisë ku u deshën më shumë se pesë penallti për të gjetur finalistin.