PING PONG

Përsëri Kina
18 August, 2016 @10:25
Ma Long dhe Zhang Jike përsëritën suksesin nga Londra, duke fituar garën ekipore në ping pong tek meshkujt. Pjesë e përfaqësuese kineze ishte edhe Xu Xin.
Kina në finale ishte më e mirë se Japonia me rezultat 3-1. Me të njëjtin rezultat, e bronzta i takoi Gjermanisë, me Timo Boll e Dimitrij Ovtcharov që përsëritën suksesin e Londrës, por mbeten një medalje më poshtë se Pekini kur kishin përfunduar të dytët.
Të katër disiplinat në ping pong në Rio u takuan kinezëve.