ATLETIKË
Kipruto kampion olimpik
17 August, 2016 @18:55
Atleti nga Kenia, Conseslus Kipruto ka fituar garën në 3000m me pengesa duke fituar të artën e parë në një garë të madhe ndërkombëtare. Suksesi për 21 vjeçarin vjen pas dy të argjendtave në kampionate botërore dhe me rekord olimpik me kohë 8:03.28.
Kipruto la mbrapa kampionin olimpik nga Londra, dhe fituesin e katër kampionateve të fundit të botës në këtë disiplinë, bashkëkombësin Ezekiel Kemboi i cili u desh të pajtohet me të bronztën. E argjendta shkoi për Evan Jager nga SHBA-të, për të cilin ky ishte suksesi më i madh në karrierën e tij deri tash.