DITARI NR. 12 @ RIO 2016

Programi i Rios sot dhe duelet e mëdha të basketbollit
Shkruan: Luan MORINA
17 August, 2016 @14:40
16 FINALE
Vetëm 16 finale sot në ditën e dymbëdhjetë të olimpiadës së Rios. Shifër e pazakontë për këto ditë të javës së fundit. Por, janë disa finale interesante në program si disiplinat e mbetura të sprintit tek femrat me Daphne Schepers si sfiduese ndaj xhamjakaseve dhe amerikaneve.
Mbrëmë, atletika nuk solli ndonjë befasi, apo ndonjë gjë që të veçantë. Fituan ata që pritej të fitonin. Befasi nuk pati as në basketboll të femrave, pos eliminimit të Australisë nga Serbia. Spanja fitoi në sekondat e fundit ndaj turkeve, me SHBA-të e Francën si gjysmëfinalistet tjera.
VOLEJBOLL
Befasi në volejboll mund të konsiderojmë, edhe atë vetëm deri në një masë, fitoren e Kinës ndaj Brazilit, Serbia, SHBA-të, dhe për herë të parë Holanda do të jenë në gjysmëfinale olimpike.
Finalja në volejboll plazhi tek meshkujt do të jetë ndërmjet Italisë dhe Brazilit. Edhe tek femrat vendasit do të kenë përfaqësuesen në finale kundër dyshes gjermane. Kjo finale zhvillohet të enjten në mëngjes, ora 5:00.
FUTBOLL E HENDBOLL
Suedezet fituan në penallti përsëri, përkundër huqjes së Kosovares. Mposhtën Brazilin dhe tani me Gjermaninë do të përcaktojnë kampionet olimpike. Gjimnastika përfundoi me perfeksion nga amerikanet. Të njëjtën ofruan edhe britanikët në çiklizëm palestre.
Holandezet shkruan edhe një faqe historie me kualifikimin e tyre në gjysmëfinalen e hendbollit. Franca shkriu epërsinë e Spanjës në fund dhe në vazhdime siguroi kalimin tutje, bashkë me Norvegjinë e Rusinë.
VATERPOLLO E ATLETIKË
Në vaterpolo do të jetë luftë e Adriatikut me Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë, dhe Italinë në katër të fundit. Finalja në hokej të meshkujve do të jetë ndërmjet Argjentinës dhe Belgjikës.
Sot, në atletikë ka vetëm një finale pasditeje – 3000m me pengesa në ora 16:50. Natën janë edhe tri finale, të gjitha tek femrat – kërcim së largu (2:15), 200m (3:30), dhe 100m me pengesa (3:55).
TJERA
Sot nis tekvondo me finalet në ora 3:00 në kategoritë flutur – 49kg femrat, 58kg meshkujt. Femrat do të jenë aktive edhe në mundje me stilin e lirë. Tri finale në program nga ora 22:30 – 48kg, 58kg, 69kg. Në ora 18:00 janë finalet në kategoritë 470 në velim. Në ora 17:30 finalja e çifteve të përziera në badminton ndërmjet Malajzisë dhe Indonezisë.
Pas mesnate zhvillohet finalja ekipore në ping pong ndërmjet Japonisë e Kinës. Finalja e boksit sot është më herët, në ora 21:30 në kategorinë welter.
HOKEJ, HENDBOLL E BASKETBOLL
Në program sot janë edhe pjesa finale e sporteve ekipore, kryesisht tek meshkujt. Por, edhe femrat janë në aksion me gjysmëfinalet në hokej: Gjermania – Holanda (17:00) dhe Zelanda e Re – Britania e Madhe (22:00). Edhe në vaterpolo femrat do të mësojnë finalistin nga duelet Rusia – Italia (17:20) dhe Hungaria – SHBA (21:30).
Çerekfinalet në hendboll tek meshkujt janë: Brazili – Franca (15:00), Gjermania – Katari (18:30), Danimarka – Sllovenia (22:00), dhe Kroacia – Polonia (1:30). Në volejboll ndeshen: Kanadaja – Rusia (15:00), SHBA – Polonia (19:00), Italia – Irani (23:00), dhe Brazili – Argjentina (3:15).
Çerekfinale interesante do të ketë edhe në basketboll sidomos ajo e mëngjesit ndërmjet Kroacisë e Serbisë që nis në ora 3:15. Më herët ndeshen: Australia – Lituania (16:00), Spanja – Franca (19:30), dhe SHBA – Argjentina (23:45).
Në atletikë:
16:50 3000m me pengesa M
2:15 Larg F
3:30 200m F
3:55 100m p F
17:30 Mixed Doubles final
18:05 470w,
19:05 470m
21:30 Welter M
22:30 Mundje F – 48kg, 58kg, 69kg
(pas mesnate)
0:30 Ping Pong – Ekipe M
3:00 Tekvondo – 49kg f, 58kg m – flutur
5:00 Volejboll plazhi - F
Renditja e medaljeve pas 11 ditëve dhe 203 finaleve është:
1 | SHBA | 28 të arta | 28 të argjendta | 28 të bronzta |
2 | Britania e Madhe | 19 | 19 | 12 |
3 | Kina | 17 | 15 | 18 |
4 | Rusia | 12 | 12 | 14 |
5 | Gjermania | 11 | 8 | 7 |
6 | Italia | 8 | 9 | 6 |
7 | Holanda | 8 | 3 | 3 |
8 | Franca | 7 | 11 | 11 |
9 | Australia | 7 | 8 | 9 |
10 | Japonia | 7 | 4 | 18 |
11 | 48. Kosova | 1 | 0 | 0 |