SPORT ME KUAJ
Kërcimet ekipore për Francën
17 August, 2016 @19:01
Philippe Rozier, Kevin Straut, Roger-Yves Bost, e Penelope Leprevost u përkujdesën që Franca të fitoj të artën e dytë në histori në disiplinën e kërcimeve ekipore në sport me kuaj. Përfaqësuesja franceze pati një paraqitje të shkëlqyeshme duke pësuar vetëm 3 pikë dënim.
Herën e fundit që Franca kishte fituar të artën në kërcime ekipore kishte qenë në Lojërat Olimpike në Montreal në vitin 1976.
SHBA-të me 5 pikë dhe Gjermania me 8 pikë morën dy medaljet tjera.