Tekvondo
Medaljet e para në tekvondo
18 August, 2016 @10:19
Dy kategoritë flutur në sportin e tekvondos iu takuan vendeve aziatike.
Tek meshkujt deri në 58kg, Zhao Shuai nga Kina fitoi të artën pas fitores 6-4 në finale kundër tajlandezit Tawin Hanprab. Kim Tae-hun nga Korea Jugore mori të bronztën bashkë me Luisito Pie nga Republika e Dominikës. Për këtë vend ishte kjo medalja e parë në Rio.
Në kategorinë deri në 49kg tek femrat, kampionia nga Londra e Pekini, Wu Jingyu, nuk arriti të mbroj titullin pas eliminimit në çerekfinale nga serbja Tijana Bogdanovic. Për serben në fund mbeti e argjendta pasi e arta i takoi koreanes Kim So-hui. Kampionia e dyfishtë e botës solli të artën për Korenë Jugore pasi fitores 7-6 në finale.
Të bronztat tek femrat u takuan Patimat Abakarovas nga Azerbajxhani dhe Panipak Wongpattanakit nga Tajlanda.