RIO 2016 - BASKETBOLL

Argjentina, viktima e radhës
18 August, 2016 @1:38
Pas dy ndeshjeve me rezultate të ngushta të SHBA-së, te të cilët kohëve të fundit kjo nuk ndodhte, djelmoshat e trajnerit Mike Krzyzewski, i janë kthyer “normales”, duke e mposhtur bindshëm Argjentinën me rezultat 105-78.
Kevin Durant ishte më i miri me 27 pikë të shënuara, ku i bëri edhe 6 asistime dhe i rrëmbeu 7 kërcime, në anën tjetër u dallua Luis Scola me 15 pikë, por nuk mjaftuan për ndonjë befasi.
Dream Team, në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën.