USA GP

REUTERS/Arkiv
E pesta me radhë për Hamiltonin
2 November, 2014 @23:10
Britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar fitoren e pestë me radhë në Formula 1. Ai është treguar më i shpejti sot në garën për Çmimin e Madh të SHBA-së, përkundër se ia nisi garës pas kolegut të tij, Nico Rosberg.
Përdorimi i mençur i pit-stopit, oportunizmi, kombinuar me shkathtësitë ngasëse i dhanë Hamiltonit fitoren e radhës në garën më të shpejtë sportive.
Dy gara para përfundimit të stinorit në Formula (Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) Hamilton tahsmë ka 24 pikë më shumë se kolegu i skuadrës Rosberg dhe është shumë afër titullit kampion.
Rosberg përfundoi garën i dyti, derisa Daniel Ricciardo i Red Bullit plotësoi podiumin e sontëm në SHBA.
TOP 5 GARUESIT NË USA GP:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 25 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 18 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 15 pikë | |
4 | Felipe Massa | Williams | 12 pikë | |
5 | Valteri Bottas | Williams | 10 pikë |
TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 316 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 292 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 214 pikë | |
4 | Valteri Bottas | Williams | 155 pikë | |
5 | Sebastian Vettel | Red Bull | 149 pikë |