VAZHDOJNË PRANIMET

Edhe gjimnastika ndërkombëtarizohet
31 October, 2014 @14:31
Federata e Gjimnastikës së Kosovës, FGJK, është anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, FIG.
Në Kongresin e 80-të të FIG, të mbajtur në mesjavë në Tashkent të Uzbekistanit, bashkë me 9 vende kandidate tjera, edhe Kosova është pranuar si anëtare e re.
Përveç Kosovës, në FIG janë pranuar edhe Afganistani, Bosnja e Hercegovina, Republika e Afrikës Qendrore, Ishujt Kajmane, Mauriciusi, Nikaragua, Sudani, Uganda dhe Zambia.
Kosova do të ketë të drejtë pjesëmarrje në garat ndërkombëtare menjëherë.
Pranimi në FIG vjen vetëm disa ditë pas pranimit të kushtëzuar të vendit tonë në IOC.