MPOSHTET KOSOVA

kosovahandball
Hendbolli, denjësisht në histori
29 October, 2014 @19:07
Kualifikimet e Kosovës për EURO 2018 nisën me humbje. Mirëpo, për vendin tonë kjo humbje nuk ka rëndësi të madhe, pasi që ishte paraqitja e parë në arenën ndërkombëtare zyrtarisht si reprezentacion.
Rumunët u treguan të jenë kundërshtar i fortë dhe lehtësisht shënonin gola, derisa Kosova asnjëherë nuk u dorëzua përkundër epërsisë së vendasve.
Për të tërhequr paralele futbolli, Kosova në hendboll është si Gjibraltari në futboll, prandaj çdo gol, çdo lojë e jona në arenën ndërkombëtare si shtet, pas vitesh pritjeje - duhet festuar.
Tre ditë më vonë, Kosova do të luaj edhe një ndeshje kualifikuese me përfaqësuesen rumune.
Kosova bën pjesë në Grupin C kualifikues, ku janë edhe Italia e Rumania. Pas ndeshjeve me Rumaninë, Kosova me Italinë do të takohet gjatë vitit të ardhshëm për të përcaktuar fatin nëse do të kalojmë këtë fazë grupore.
Florim Hoxha ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës sonte me 8 gola të shënuara, derisa pas tij u dallua edhe Ylber Mjeku me 6 gola të realizuara. Te ekipi rumun, Marius Stavrositu me 6 dhe Valentin-Marian Ghionea me 5, ishin më të dalluarit.
Përfaqësuesja historike:
1. Arbër Curri | 3. Beni Syla | 4. Vlerson Zherka | 5. Kastriot Jupa |
6. Kreshnik Kransiqi | 7. Florim Hoxha | 8. Ylber Mjeku | 10. Enis Kabashi |
11. Valon Dedaj | 12. Flamur Gërbeshi | 15. Deniz Terziqi | 18. Ngadhënjim Xhafolli |
19. Oltion Beshiri | 21. Egzon Gjuka | 22. Petrit Prekazi | 23. Lindrit Fetahu |
Përzgjedhës: Alfred Llazari | Trajner: Taib Kabashi | Ndihmës tr.: Nexhdet Dobroshi | Nidhmës tr.: Ilir Konjusha |
GOLASHËNUESIT E KOSOVËS:
1 | Florim Hoxha | 8 gola | ||
2 | Ylber Mjeku | 6 gola | ||
3 | Egzon Gjuka | 2 gola | ||
4 | Petrit Prekazi | 2 gola | ||
5 | Valon Dedaj | 2 gola | ||
6 | Kastriot Jupa | 1 gol | ||
7 | Kreshnik Krasniqi | 1 gol | ||
8 | Enis Kabashi | 1 gol | ||
9 | Oltion Beshiri | 1 gol |