DEBUTON KOSOVA

kosovahandball.info
Ndeshja historike, sonte
29 October, 2014 @10:59
Pëfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte do të shkruaj histori. Përballë djelmoshave të udhëhequr nga përzgjedhësi Alfred Llazari do të jetë ekipi cilësor i Rumanisë, derisa brenda 4 ditëve kosovarët do ë luajnë dy herë ndaj tyre.
Ndeshja e vlefshme për Grupin C kualifikues për EURO 2018 do të luhet në palestrën Dinamo të Bukureshtit, derisa përveç Sharr Ramadanit dhe Endrit Abdullahit (lëndime), të gjithë hendbollistët tjerë të përfaqësueses janë në gjendje për të luajtur, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës kosovare të hendbollit sot.
Ndeshja luhet nga ora 17:30 me kohën tonë dhe do të transmetohen në RTV 21, drejtpërdrejtë.
Pas ndeshjeve me Rumaninë, Kosova do të përballet edhe me përfaqësuesen italiane për të dalë në fazën tjetër kualifikuese për EURO 2018.
Kush është kundërshtari i sotshëm?
Rumunët sa i përket historisë, kanë pasur 14 paraqitje në Kampionate Botërore, derisa 4 herë kanë fituar titullin e më të mirit në botë (1961, 1964, 1970 dhe 1974). Në Kampionate Europiane janë paraqitur dy herë, në vitet 1994 dhe 1996, derisa dy herë kanë arritur edhe në Olimpiadë, në vitet 1936 dhe 1976.
Rumania tashmë ka marrë para kualifikimeve trajnerin me përvojë, Aiham Omer, derisa synon që të arrijë në EURO 2018 për herë të parë pas vitit 1996, ku kishte përufnduar me një fitore nga 5 ndeshje të zhvilluara në grup dhe ishte eliminuar menjëherë, duke përfunduar si e nënta në EURO 1996 që u mbajt në Spanjë.
Rumania është një ekip modest i hendbollit europian sot, mirëpo ende në dukje e fortë për një përfaqësuese e fortë në krahasim me tonën. Pesë hendbollistë rumunë luajnë në liga të forta europiane të hendbollit: Bogdan Cricotoiu në Friesenheim GJER, Christi Ghita në Selestat FRA, Alexandrou Csepreghi në Creteil FRA, Dan Racotea në Wisla POL dhe Valentin Ghionea në Wisla POL.
PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS:
1. Arbër Curri | 3. Beni Syla | 4. Vlerson Zherka | 5. Kastriot Jupa |
6. Kreshnik Kransiqi | 7. Florim Hoxha | 8. Ylber Mjeku | 10. Enis Kabashi |
11. Valon Dedaj | 12. Flamur Gërbeshi | 15. Deniz Terziqi | 18. Ngadhënjim Xhafolli |
19. Oltion Beshiri | 21. Egzon Gjuka | 22. Petrit Prekazi | 23. Lindrit Fetahu |