Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKOCEZI

Murray triumfon në Valencia

REUTERS/Arkiv

Murray triumfon në Valencia


26 October, 2014 @22:10

Tenisti britanik, Andy Murray, ka arritur të mbrojë pesë herë match-point nga kundërshtari i tij Tommy Robredo për të fituar Valencia Openin sot. 

Skocezi që kishte mposhtur Robredon edhe muajin e kaluar në finalen e turneut Shenzhen Open, e mposhti spanjollin pas 3 orë e 19 minutave lojë në finalen e sotme. 

Organizatorët spanjoll finalen e quajtën si antologjike për shkak të dramës në fund, kur Murray mbronte pikët e fitores së Robredos me sukses, për ta përmbysur në fund vendasin. 

Me fitoren 3-6, 7-6 (9-7) dhe 7-6 (10-8), 27 vjeçari Murray ka arritur të fitojë trofeun e tretë në pesë javët e fundit për t’iu afruar edhe më shumë vendeve që dërgojnë në finale të ATP World Tour. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis