MIRRET VENDIMI - ZYRTARISHT

REUTERS
Kosova pranohet në Komitetin Olimipik Ndërkombëtar
22 October, 2014 @20:31
Komiteti Olimpik i Kosovës, KOK, nga sonte është anëtar i përkohshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, IOC.
Së pari njoftimin e ka bërë të ditur Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, prëmes llogarisë së tij në Facebook, duke i ururar sportistëve kosovar pranimin.
Derisa në faqen zyrtare të KOK-ut ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me lajmin, ndër më të rëndësishmit në sportin kosovar, ai Ndërkombëtar ka bërë të ditur se ka pranuar vendin tonë në gjirin e tij me të drejta të përkohshme, ndërsa pranimi i plotë pritet të bëhet pas mbeldhjes së radhës, që mbahet në dhjetor në Monaco.
Bile, IOC ka arsyetuar vendimin përmes Rregullores 30.1 të saj ku thotë: “Një shtet i pavaruar i njohur nga komuniteti ndërkombëtar”, derisa Kosova është e pranuar nga 108 prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, shkruan në arsyetimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Prej sot, sportistët e sporteve olimpike mund t’ia nisin përgatitjet për Olimpiadën e radhës, që mbahet në Rio de Janeiro në vitin 2016.