JAPANESE GP

Aksidenti i tmerrshëm, i vë hije garës në Suzuka
5 October, 2014 @11:19
Ngasësi i ekipit Marussia, Jules Bianchi, u dërgua për spital pas një aksidenti serioz, që bëri të ndërprehet gara për Çmimin e Madh të Japonisë, nëntë xhiro para planit.
Lewis Hamilton fitoi garën, por kjo fitore në shtegun e stërlagur Suzuka, që nisi me Safety Car dhe përfunfoi me flamur të kuq - definitivisht u hijezua me rastin Bianchi.
“Ngasësi nuk është në vetëdije dhe u dërgua në spital me autoambulancë, pasi që helikopteri nuk mund të fluturojë në këto kushte atmosferike,” ka thënë ndër të tjera Matteo Bonciani, kreu i FIA-së për komunikim, për reporterët pas garës.
Ngasësit tjerë kanë qenë dukshëm të shokuar, pas aksidentit të Bianchit, derisa treshja fituese e garës Hamilton, Nico Rosberg dhe Sebastian Vettel - nuk festuan pikët e tyre në podium.
Video
Dërgimi i Jules Bianchit në spital
TOP 5 GARUESIT NË JAPANESE GP:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 25 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 18 pikë | |
3 | Sebastian Vettel | Red Bull | 15 pikë | |
4 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 12 pikë | |
5 | Jenson Button | Mc Laren | 10 pikë |
TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | 269 pikë | |
2 | Nico Rosberg | Mercedes | 256 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 193 pikë | |
4 | Sebastian Vettel | Red Bull | 139 pikë | |
5 | Fernando Alonso | Ferrari | 133 pikë |