Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FESTË NË HENDBOLL

Kosova pranohet në EHF dhe IHF

Delegacioni i FHK-së në Kongresin e Dublinit

Kosova pranohet në EHF dhe IHF


20 September, 2014 @12:36

Ditë e madhe për sportin kosovar. Barrierat e izolimit shumëvjeçarë po thehen një nga një.

Sot në Kongresin e 12-të të Federatës Europiane të Hendbollit që po mbahet në Dublin të Irlandës, Kosova e ka fituar të drejtën që të bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.

Në votimin e bërë sot, Kosova e fitoi shumicën duke marrë 25 vota për dhe 18 kundër nga 43 delegatë sa ishin pjesëmarrës.

Përveç pranimit me të drejta të plota në Federatën Europiane të Hendbollit (EHF), Kosova ka fituar të drejtën e anëtarësimit edhe në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), po ashtu me të drejta të plota.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera