Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SCHUMACHER

Schumi i kthehet shtëpisë

Schumi i kthehet shtëpisë


9 September, 2014 @17:45

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, fazën e rehabilitimit do ta vazhdojë në shtëpinë e tij. Piloti gjerman kishte pësuar një aksident të rëndë më 29 dhjetor të vitit 2013 dhe tani është kthyer në shtëpinë e tij pas 254 dite.

Rikthimin e Schumit në shtëpi e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Sabine Kehm, i cili tha: “Michael tanimë fazën e rehabilitimit do ta vazhdojë në shtëpi. Javëve të fundit, gjendja e tij shëndetësore ka pasur përmirësime të rëndësishme, mirëpo ai ende e ka përpara një rrugë të gjatë dhe të vështirë për t’u shëruar plotësisht.”

Schumacher gjatë aksidentit me ski kishte pësuar lëndime shumë të rënda në kokë, me ç‘rast kishte mbetur 189 ditë në komë.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports