HENDBOLL
Kosova në grupin 6
19 September, 2014 @16:31
Sot, në Kongresin e dymbëdhjetë të EHF-së që po mbahet në Dublin të Irlandës, është hedhur shorti për kualifikimet e EURO 2015 në kategorinë e femrave për grupmoshat nën 17 vjeç.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila ishte pjesëmarrëse e shortit nga vazoja e katërt, u tërheq në grupin e 6-të së bashku me Suedinë, Sllovakinë dhe Austrinë.
Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit mars, kurse sipas shortit Kosova e fitoi të drejtën e para të aplikoj për organizimin e turneut kualifikues, ndërsa kjo do të varet nga kushtet e ofruara.
Në Kongresin e EHF-së në Dublin, Kosova është duke u përfaqësuar nga një delegacion në krye me kryetarin e FHK-së, Eugen Saraçini, ku do të bëhet edhe votimi për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në EHF dhe IHF.