Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I STINORIT

Drejt Ferrarit

REUTERS/Arkiv

Drejt Ferrarit


4 October, 2014 @10:29

Ylli i Formula 1, gjermani Sebastian Vettel, pritet që në fund të këtij viti ta lë ekipin me të cilin u bë i famshëm, Red Bull, për të kaluar te njëri ndër ekipet më të mëdha të kësaj gare, Ferrari.

Rusi, Daniil Kvyat, pritet që të zë vendin e Vettelit te Red Bulli. Ngasësi 20 vjecar rus, do të ketë një barrë të madhe në stinorin që vjen, derisa tashmë vetë kalimi i Vettelit në Ferrari, vë në pikëpyetje qëndrimin e Fernando Alonsot aty.

“Ai na informoi mbrëmë për vendimin e tij dhe natyrisht se ka arsyet e veta për këtë. Ai mendon shumë para se të merr një vendim. Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ai do të jetë kundërshtari ynë në garë. Ai do të jetë ngasës i Ferrarit,” është cituar të ketë thënë, shefi i Red Bullit, Chris Horner, transmeton kanali televiziv Eurosport vendimin e kampionit të katërfishtë botëror.

 


 
Të gjitha lajmet nga Motosports