Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SINGAPOUR GP

Hamilton, rrëmben vendin e parë

REUTERS/Arkiv

Hamilton, rrëmben vendin e parë


21 September, 2014 @17:38

Britaniku, Lewis Hamilton, ka udhëhequr pjesën më të madhe të garës në Singapur sot, duke e fituar atë, falë edhe lëshimit të garës nga kolegu i tij, Nico Rosberg. 

Rosberg raportoi probleme me bolidin e tij, që më vonë detyroi atë edhe ta lëshojë garën. Kjo bëri që Hamilton në nxehet edhe më shumë, duke ditur mundësinë që të rrëmbejë kreun e klasifikimit në kampionatin e sivjetëm të Formula 1. 

Në podium sot arritën edhe makinat e Red Bullit, ku kampioni aktual, Sebastian Vettel, përfundoi në vend të dytë, derisa kolegu i ekipit të tij, Daniel Ricciardo arriti i treti. 

Spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso, e përfundoi garën në pozitë të katërt, derisa Felipe Massa (Williams) dhe Jean-Eric Vergne (Toro Rosso) arritën pas tij. 



RENDITJA E PILOTËVE, pas Singapour GP:

1 Lewis Hamilton Mercedes 241 pikë
2 Nico Rosberg Mercedes 238 pikë
3 Daniel Ricciardo Red Bull 181 pikë
4 Fernando Alonso Ferrari 133 pikë
5 Sebastian Vettel Red Bull 124 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports