Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Formula F4

Gjergji me fitoren e parë

Gjergji me fitoren e parë


Shkruan kontribuesi i Borozani.com në Europë, K. Xhakli.

19 October, 2014 @15:01

Talenti shqiptar Gjergj Haxhiu mori fitoren e tij të parë në kampionatin e Formula F4 në garën e parafundit në shtegun e famshëm në Jerez të Spanjës.

15-vjeçari ka filluar garën në pole position dhe deri në fund ka mbajtur mbrapa konkurrentët si David Droux dhe Niclas Nylund të cilët ishin në presion nga Paul Hokfelt.

Fitues i garës së parë Joseph Mawson kishte rikuperuar disa vende nga starti por Australiani përfundoi pas Paul Hokfelt për tri xhiro para se të marrë kontakt me të në xhiron e tetë, e cila i detyroi të dy te dalin nga shetgu.

Kjo ështe sezoni i parë i Gjergj Haxhiut ne kampionatin Francez të F4 dhe është piloti më i ri në këtë kategori. Vitin e kaluar Gjergj Haxhiu ishte kampion në Zvicër në KF3 Karting.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports