U NISËN SOT

kosovahandball.info
Hendbollistët drejt historisë
27 October, 2014 @19:47
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve sot në orët e hershme të mëngjesit është nisur për kryeqytetin rumun, Bukuresht.
Aty verdhekaltërit do të zhvillojnë ndeshjen e parë dhe historike, prej momentit të pranimit në EHF, ndaj Rumanisë në kuadër të Grupit C.
Kosova në Grupin C duhet t’i kalojë kundërshtarët si Rumania e Italia për të arritur në fazën tjetër kualifikuese për EURO 2018.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alfred Llazari, bashkë me trajner Taib Kabashin dhe ndihmësin Nexhdet Dobroshi, kanë përzgjedhur 20 hendbollistë, prej të cilëve vetëm 16 do të regjistrohen në procesverbal të ndeshjes.
Curri, Gërbeshi, Zherka, Berisha, Krasniqi, Kabashi, Hoxha, Dedaj, Abdullahi, Ramadani, Prekazi, Salihu, Xhafolli, Beshiri, Fetahu, Jupa, Gjuka, Syla, Mjeku dhe Terziqi - janë pjesë e përfaqësueses historike të Kosovës, ku të mërkurën do të regjistrojnë ndeshjet e para zyrtare pas pranimit të Kosovës në EHF.