Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROGER FEDERER

I afrohet edhe më Nr. 1

REUTERS/Arkiv

I afrohet edhe më Nr. 1


Source: Eurosport

30 October, 2014 @10:04

Zvicerani legjendar, Roger Federer, ka mposhtur Jeremy Chardy-në dje 2-1 në sete. 

Me këtë fitore, ai ka kaluar në raundin e tretët të Paris Masters, derisa të tre setet në fitoren ndaj Chardyt shkuan gjatë: 7-6, 6-7 dhe 6-4. 

Federer, që është aktualisht numër dy në botë, ka gjasa që të përfundojë vitin si i pari në listë të ATP-së me ç‘rast do ta barazon rekordin e Pete Samprasit. 

Legjenda Sampras ka përfunduar gjashtë stinorë si i pari i botës së tenisit, derisa Federer deri më tani i ka pesë të arritura të tilla. 

Lista më e freskët e ATP-së e botuar më 27 tetor ka në vend të parë serbin Novak Djokovic me  9010, derisa Federer është i dyti me 8520 pikë, para Rafael Nadalit të Spanjës me 6835 pikë. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis