Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ABU DHABI GRAND PRIX

Majlinda në finale

ijf

Majlinda në finale


31 October, 2014 @15:42

Majlinda Kelmendi, kampionja e dyfishtë botërore në xhudo, ka arritur të plasohet në finale të turneut që po mbahet në Abu Dhabi.

Finalistja tjetër dhe kundërshtarja e Majlindës për shpërblimin kryesor të turneut do të jetë rumunja Andreea Chitu

Në rrugë për finale Majlinda ka rrahur, Ecaterina Guican nga Kanada, pastaj Odette Giuffrida nga Italia, për të arritur në gjysmëfinale. 

E në gjysmëfinale ajo ka mposhtur françezen, Annabelle Euranie për të arritur finalen ndaj rumunes Andreea Chitu, e cila në gjysmëfinale mposhtri rusen Natalia Kuziutina. 

Fondi i shpërblimeve në Abu Dhabi Grand Prix është 200 mijë euro. Majlinda garon në kategorinë, nën 52 kilogramë. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera