Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUNDJE

E treta për Lopezin

E treta për Lopezin


15 August, 2016 @23:48

Davit Chakvetadze nga Rusia ka fituar disiplinën deri në 85kg në stilin greko-roman në ditën e dytë të finaleve të mundjes. Ai në finale ishte më i mirë se fqinji i tij nga Ukraina, Zhan Beleniuk të cilin e mposhti 3-1 (9-2).

Të bronztat shkuan për fqinjin tjetër, Javid Hamzatau nga Bjellorusia, dhe Denis Kudla nga Gjermania.

Në kategorinë deri në 130kg, një shtesë prej 10kg më shumë se nga Londra, Mijain Lopez nga Kuba siguroi të artën duke dominuar për tërë luftën turkun Riza Kayaalp.

Lopez kishte fituar në kategorinë më të rëndë në stilin greko-roman edhe në Pekin. Ndërkohë për turkun ishte
kjo medalja e dytë në këtë kategori pas të bronztës në Londër.

Të bronztat shkuan për armenin Sabah Shariati dhe rusin Sergey Semenov.

Dy kategoritë e fundit në stilin greko-roman, deri në 68kg dhe deri në 98kg zhvillohen të martën nisur nga ora 22:30.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera