Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJIMNASTIKË

Sanne Wevers para favoriteve

Sanne Wevers para favoriteve


15 August, 2016 @22:57

Holandezja Sanne Wevers fitoi disiplinën e traut gjimnastikor me 15.466 pikë pas paraqitjes së saj. Ajo la pas dy favoritet nga SHBA – Laurie Hernandez dhe Simone Biles.

Hernandez pati 15.333 pikë në fund pas një paraqitjeje të shkëlqyeshme, për të cilat pikë bëri ankesë zyrtare e cila iu refuzua. Biles pati një rrëshqitje duke arritur të qëndroj në tra, por megjithatë kjo i kushtoi me vetëm 14.733 pikë.

Në unaza e arta i takoi grekut Eleftherios Petrounias. Ai mbylli garën me 16.000 pikë duke lënë pas kampionin e Londrës, brazilianin Arthur Zanetti me 15.766 pikë. E bronzta i takoi rusit Denis Ablyazin me 15.700 pikë.

Ablyazin mori edhe një medalje, të argjendtën në kali. Ai përsëriti suksesin e para katër viteve me 15.516 pikë në total. Para tij përfundoi kampioni i dyfishtë botëror, Ri Se-gwang nga Koreja Veriore. Nota e tij totale pas dy kërcimeve ishte 15.691 pikë. E bronzta i takoi Kenzo Shirait nga Japonia me 15.449 pikë në total.

Gjimnastika artistike përfundon të martën me tri disiplinat e fundit – paralele dhe hekur tek meshkujt, dhe dysheme tek femrat.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera