Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Edhe Bora ndahet me trajnerin!

Fotot: KBBora/ fb

Edhe Bora ndahet me trajnerin!


24 October, 2024 @10:55

Tashmë gjysma e Superligës së Kosovës në basketboll, nuk janë duke funksionuar me trajnerët që e nisën stinorin 2024/25. Me largimin e Arben Krasniqit nga posti i trajnerit të Borës, janë bërë katër trajnerë që u larguan nga pozita e tyre që prej fillimit të stinorit.

Bora bëri të ditur se pas një bashkëpunimi dyvjeçar ka ndarë rrugët me marrëveshje me trajnerin Arben Krasniqi. Ekipi i ri prishtinas, që po debuton këtë stinor në Superligë dhe ka arritur të shënojë një fitore nga gjashtë ndeshjet e para të stinorit, pas humbjes në xhiron e fundit nga KB Prizreni - ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me Krasniqin.

KB Bora

“Pas dy sezoneve të suksesshme me një marrëveshje të ndërsjellë, njoftojmë ndarjen me trajnerin Arben Krasniqi.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në të ardhmen.”
— shkroi KB Bora në njoftimin e lëshuar mbrëmë.

Kujtojmë, Arben Krasniqi që mori drejtimin e Borës në fillim të stinorit të kaluar dhe e ngriti atë në Superligë për herë të parë në histori, kishte shumë paraqitje të mira në xhirot e para të elitës. Mirëpo, ekipi po pësonte në momentet e fundit të ndeshjes. Kjo si duket ka bërë që drejtuesit e klubit të ndajnë rrugët me trajnerin në fjalë.

Arben Krasniqi

Në xhiron e fundit të ciklit të parë të ndeshjeve të Superligës, Bora pret kampionen aktuale të Kosovoës, Trepçën këtë fundjavë. Përndryshe, Arben Krasniqi është trajneri më i trofeshëm në basketbollin kosovar, duke qenë se një dekadë më parë ka pasur seri të trofeve të fituara me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga