Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Edhe Herolind Nishevci siguron luftën për medalje

Edhe Herolind Nishevci siguron luftën për medalje


19 May, 2021 @16:35

Karateisti Herolind Nishevci mund t’i dhurojë medalje Kosovës nga Kampionati Evropian i karatesë, i cili po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Sikurse Fortesa Orana, e cila do të luftojë të dielën për medalje të bronztë, edhe Nishevci ka arritur deri në ndeshjen vendimtare për medalje të bronztë, që po ashtu do të zhvillohet të dielën.

Herolindi që po garon në kategorinë +84 kg, shënoi dy fitore duke i mposhtur sipas radhës sllovakun Tomas Kosa dhe izraelitin Ahamd Abu Basal, ndërsa më pas në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevic.

Më pas në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho dhe kështu tani i mbetet vetëm edhe një ndeshje për ta fituar që ta sigurojë medaljen e bronztë.

Ndeshjen vendimtare për medalje Herolindi do ta luajë kundër karateistit nga Azerbejxhani, Asiman Gurbanli.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera