Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

Fortesa Orana afër medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

Fortesa Orana afër medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian


19 May, 2021 @16:19

Karateistja jonë, Fortesa Orana, është pranë medaljes bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Ajo shënoi katër fitore, për të fituar grupin e saj në kategorinë +68 kg.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mundi karateisten Simona Simovska nga Maqedonia Veriore, pastaj në raundin e tretë triumfoi ndaj francezes Nancy Garcia, si dhe në çerekfinale fitoi ndaj finlandezes Titta Keinanen, e cila është e teta në renditjen botërore.
 
Rruga drejt medaljes së artë Fortesës iu ndalë në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksandra Stubleva.

Fortesa të dielën do të luftojë për medaljen e bronztë përballë grekes Eleni Chatziliadou.

Të njëjtën ditë për medalje të bronztë do të luftojë edhe karateisti tjetër i yni, Herolind Nishevci.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera